2011-07-08 14:29:22

Papa filloi pushimet verore në Kastel Gandolfo. Veprimtaritë e ardhshme.


Benedikti XVI u nis dje pasdite me helikopter nga Vatikani, për në Kastel Gandolfo, seli verore e papëve, ku arriti në orën 18.00. Këtu do të kalojë një periudhë pushimi, pas veprimtarive të dendura të një viti të gjatë pune. Sapo arriti në selinë papnore, u duk në ballkonin që bie mbi Sheshin e Kastel Gandolfos, për të përshëndetur besimtarët që, sipas traditës, ishin mbledhur për t’i uruar mirëseardhjen:
“Faleminderit miq, ju uroj të gjithëve: mirëmbrëma. Sapo arrita, për të filluar pushimet e mia e këtu unë gjej gjithçka: malin, liqenin, detin, një Kishë të bukur me fasadë të re, e, sidomos, gjej njerëz të mirë. E kështu jam tejet i lumtur që erdha mes jush. Shpresojmë se Zoti do të na dhurojë pushime të gëzuara. Ju jap me gjithë zemër, bekimin tim. Ju bekoftë Zoti i gjithëpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirti Shenjt. Mbrëmje të gëzuar! Faleminderit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.