2011-07-08 16:39:26

Pakistan: rritet pasiguria, brenda 3 ditësh rreth 60 të vrarë


Forcat e sigurisë janë urdhëruar të qëllojnë njerëzit e armatosur në qytetin më të madh të Pakistanit, Karaçi, ku prej tri ditësh po vazhdon dhuna, që ka lënë të vrarë rreth 60 njerëz. Qyteti Karaçi prej kohësh është një vatër e tensioneve etnike, sektare dhe politike. Më shumë se 34 njerëz kanë vdekur të enjten, kur persona të armatosur kanë shtënat në disa lagje. Policia ende nuk i ka përcaktuar motivet e vrasjeve, edhe pse dyshimet hidhen mbi besnikë nga Lëvizja Kaumi Mutahida dhe Partia Kombëtare Auami, të cilat përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike.







All the contents on this site are copyrighted ©.