2011-07-07 17:25:55

Papa Koldiretit: zhvillimi duhet bazuar mbi solidaritetin dhe mbrojtjen e familjes


“Papa i nxit kultivuesit e drejtpërdrejtë të japin kontributin e tyre për zhvillimin e gjithanshëm të një shoqërie, që e vë njeriun në qendër të vëmendjes, mbron familjen, lidh ngusht zhvillimin ekonomik me solidaritetin e me kontributin për të mirën e gjithë bashkësisë, duke ndjekur mësimin themelor të Doktrinës së Kishës”. Kështu shkruhet në mesazhin, drejtuar në emër të Benediktit XVI, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, kryetarit të Koldiretit (Konfederata Kombëtare e Kultivuesve të Drejtpërdrejtë), Sergjio Marini, me rastin e asamblesë vjetore, që vijon këto ditë në Romë. Papa i inkurajon anëtarët e Koldiretit të vijojnë përpjekjet për të dëshmuar fisnikërisht vlerat e botës fshatare, të frymëzuara nga tradita e gjatë e fesë dhe e qytetërimit të krishterë, me rrënjë shumë të thella në shpirtin e njerëzve të thjeshtë, bujqër e blegtorë, që kultivojnë, mbjellin, korrin e vjelin, prodhimet, pa të cilat nuk mund të kuptohen tryezat tona, as vetë jeta jonë e përditshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.