2011-07-07 17:26:13

Në tetor, Papa do të vizitojë Kalabrinë.


Pas shtegtimit impenjativ në atdheun e tij, në Gjermani, Benedikti XVI ka në programin e veprimtarive, shtegtimin baritor në Kalabri, krahinë italiane me histori e tradita shumë të pasura fetare e qytetare, përfshirë edhe historinë e traditat më të lashta, të ruajtura mrekullisht në rrjedhë pesë shekullore, të arbëreshëve, të cilët këtu kanë Kishën e vet të ritit bizatin, kanë klerin e vet, që meshon e lutet në atë gjuhë, e cila flitej nga shqiptarët në kohën e Skënderbeut. Kanë edhe universitetin e vet. Prandaj mund të themi me plot gojën se ky shtegtim u përket paksa edhe besimtarëve të krishterë shqiptarë, kudo që jetojnë, në atdhe e nëpër botë, ku vijojnë të mërgojnë, si arbëreshët e Kalabrisë, në kohë të largëta, të hidhura, të historisë së Kombit.
Tashmë është caktuar edhe data e shtegtimit: 9 tetori. Ka nisur edhe puna për organizmin e pritjes së mysafirit të shquar, e të dashur.
Dy janë etapat e këtij shtegtimi: Lamezia-Terme dhe Çertoza-Serra San Bruno. Por vizita nuk është ngjarje thjesht lokale - siç thekson ipeshkvi i Lamecia-Terme, imzot Luigji Kantafora. Ka rëndësi për gjithë zonën, sepse, pa asnjë dyshim, do të ndikojë fort për rizgjimin e shumë ndërgjegjeve të fjetura, në emër të një ardhmërie më të mirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.