Papa do të niset për Kastel Gandolfo. Ndërpriten audiencat e përgjithshme. Rifillojnë
më 3 gusht.
Pas veprimtarive të fundme të sotme, Benedikti XVI përgatitet të largohet nga Roma,
drejt Kastel Gandolfos, ku do të kalojë një periudhë pushimi. Papa do të niset
nesër pasdite për në selinë e tij verore. Kështu, duke filluar që sot, e duke vijuar
gjatë gjithë korrikut, audiencat e përgjithshme të së mërkurës do të ndërpriten, për
të rifilluar nga data 3 gusht. Ndërkaq Papa do ta kremtojë rregullisht Lutjen e
Engjëllit të Tënzot të mesditës nga Pallati Apostolik i Kastel Gandolfos. Këto
vite, gjatë katekizmit të të mërkurave, ditë takimesh masive me besimtarë e shtegtarë
nga mbarë bota, Papa Racinger ka pikturuar një afresk të madh të Kishës e të protagonistëve
të saj, duke nisur nga viti 2006, me ciklin kushtuar Krishtit, për të vijuar me Apostujt
e me dëshmitarët e parë të fesë së krishterë.