Dy shugurime të reja meshtarake e një 70 vjetori meshtarie
Ditëve të fundit të qershorit e në fillim të korrikut Kisha katolike shqiptare pat
gëzimin e shugurimit të dy meshtarëve të ri shqiptar: don Kreshnik Ivani, i kryedioqezës
së Tiranë-Durrësit dhe don Simon Filipaj, i kryedioqezës së Tivarit. Gjithnjë këtyre
ditëve provinca françeskane e Shqipërisë kremtoi jubileun e 70 vjetorit të meshtarisë
së françeskanit atë Kostantin Pistullit. Më hollësisht nga Shkodra të ndjekim shërbimin
e Jolanda Babës...