Nënat e Srebrenicës të kënaqura me dënimin e helmet kaltërve holandezë
Sot Gjykata e apelit në Amsterdam ka dhënë një gjykim, sipas të cilit Holanda është
përgjegjëse për vrasjen e tre myslimanëve në Bosnjë, për mungesën e mbrojtjes së civilëve,
gjatë masakrës në Srebrenicë, në vitin 1995. Gjykata ka gjetur se qeveria e Holandës
është përgjegjëse për vrasje, sepse siç shpjegoi zëdhënësja e gjykatës, paqeruajtësit
holandezë të vendosur atje në atë kohë “nuk është dashur t’i dorëzonin ata” tek forcat
pushtuese serbe të Bosnjës. Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t’u paguhet
kompensimi. Srebrenica ishte “bazë e sigurt” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nën
mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës e patën pushtuar qytetin
dhe në mënyrë sistematike i vrarë afro 8 mijë djem e burra myslimanë. Qeveria e Holandës
tha se ushtarët e saj ishin braktisur nga OKB-ja gjatë incidentit. Rasti në gjykatën
e apelit qe ngritur nga Hasan Nuhanoviq, përkthyes, që në masakër e përmendur kishte
humbur vëllain dhe babanë dhe shumë nga farefisi i viktimave të Srebrenicës, si Rizo
Mustafiq. Vëzhguesit thonë se vendimi mund të ndikojë që edhe viktima tjera të kërkojnë
kompensim nga Holanda.