2011-07-05 18:40:36

Atentate në Irak, 28 të vdekur.


Dhunë në Irak. Sot paradite një shpërthim i dyfishtë në një ndërtesë qeveritare në qytetin Taji, në veri të Bagdadit, ka shkaktuar vdekjen e 28 njerëzve, e plagosjen e 58 të tjerëve. Kështu njoftoi ministri i Shëndetësisë, Khamis Al Saad. Ndërsa burime të ministrisë së Brendshme flasin për 35 të vdekur. Teatër i atentateve, parkingu i selisë së bashkisë së Tajit. Ndër viktimat e atentateve janë edhe agjentë policie, punonjës të bashkisë e qytetarë civilë që ishin në resht për të tërhequr kartën e identitetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.