2011-07-01 16:42:35

Siri: 3 manifestues vriten nga policia e sigurimit në Homs


Tre manifestues janë vra nga forcat e rendit në Homs, në qendër të Sirisë. Persona tjerë kanë mbet të plagosur nga shtënat e policisë me armë zjarri. Sipas një aktivisti sirian, “dy manifestues janë vra armë të forcave të sigurisë, në lagjen Bab Sebaa e në Al-Qarabis. Me dhjetëra njerëz janë plagosur në lagje tjera të qytetit që gjendet 160 km në veri të Damaskut”.”Në manifestimet e sotme në lagje të ndryshme të Homsit kanë marrë pjesë mbi 100 mijë njerëz”, shton aktivisti sirian.
Ndërkaq protestat vazhdojnë kundër regjimit. Me dhjetëra mijëra sirianë kanë dalë sot në rrugë e në sheshe duke kërkuar fundin e regjimit 11 vjeçar të presidentit Bashar al Asad. Sipas aktivistëve turma e popullit bënte thirrje "largohu" gjatë marshimit nëpër rrugët e qyteteve në tërë vendin. Gjithnjë sot, grupet për të drejtat e njeriut pohuan se trupat qeveritare kanë vrarë së paku tre persona. Sipas burimeve të aktivistëve për të drejtat e njeriut në përleshjet në mes të forcave të sigurisë dhe protestuesve antiqeveritar janë vrarë 1400 persona.







All the contents on this site are copyrighted ©.