Ndjeti i përgjithshëm e misionar i lutjes për muajin korrik
Gjatë muajit korrik, që sapo filloi, duke mbyllur faqet e fundit të ditëve të qershorit,
kushtuar Zemrës së Krishtit, Papa na fton të lutemi bashkë me të, duke ndjekur ndjetet
e tij për këtë muaj, kur njerëzit shpërndahen nëpër botë për të kërkuar e për të gjetur
pakëz qetësi, pas punës së një viti të tërë. Papa i fton besimtarët të luten e
të impenjohen për lehtësimin e vuajtjeve materiale e shpirtërore të të sëmurëve nga
Sida, posaçërisht në vendet më varfëra të botës. E ky është ndjeti i përgjithshëm. Ndërsa
ndjeti misionar i fton besimtarët të luten për rregulltarët, të cilët punojnë
në viset e misionit, që të bëhen, në gjirin e njerëzimit, dëshmitarë të gëzimit të
Ungjillit; shenjë e gjallë e dashurisë së Krishtit.