2011-07-01 16:59:39

Afganistan: autobusi shpërthen mbi një minë në Nimroz, 20 të vdekur


Një minë ka shpërthyer duke goditur një autobus në rajonin e Khash Rod, në provincën afgane të Nimrozit, duke shkaktuar së paku 20 viktima, me të cilëve fëmijë e gra, e një numër tejet të madh të plagosurish. Kështi njofton agjencia Xinhua, duke cituar burime të policisë lokale. “Një autobus me udhëtarë është goditur nga një mine në zonën e Khash Rod duke vrarë së paku 20 njerëz e plagosur shoferin e shumë të tjerë, 18 të cilëve janë në gjendje të rëndë”, tregojnë burimet, duke akuzuar “talibanët” për këtë sulm terrorist.







All the contents on this site are copyrighted ©.