2011-06-30 17:25:47

Shqipëri Kolegji, ankimimi i PS së shqyrtohet më 6 korrik


Në Shqipëri Kolegji Zgjedhor cakton datën 6 korrik si ditën e shqyrtimit të padisë së PS së, për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë. Pak orë pas depozitimit të padisë nga ana e Partisë Socialiste, Kolegji ka përcaktuar relatorin e çështjes, Astrit Kalaja dhe ka zgjedhur trupën e gjyqtarëve që do të merren me ketë çështje. Padia u dorëzua mëngjesin e sotëm nga deputeti i PS se, Fatmir Xhafaj dhe përfaqësuesit ligjore te PS se ne KQZ. Gjithçka erdhi një ditë pas lajmërimit nga ana e Xhafajt se padia do dorëzohej në përputhje me afatin, madje edhe me shpejt se afati maksimal brenda të cilit PS mund të ankimonte vendimin. Padi është një analize prej 61 faqesh e gjithë procesit ne 284 qendra votimi, shoqëruar kjo me dokumente qe mbështesin pretendimet e opozitës për manipulime me votat.







All the contents on this site are copyrighted ©.