2011-06-30 18:08:01

Papa pret nesër në audiencë pjesëmarrësit e Konferencës së FAO-së


Papa Benedikti XVI do të pret nesër në audiencë në Vatikan pjesëmarrësit e Konferencës së Faos (organizatës botërore për ushqim e bujqësi) punimet e së cilës po zhvillohet këtyre ditëve në Romë e do të zgjasin deri të shtunën. Është fjala për Konferencën dyvjetore, organi më i lartë i agjencisë së Kombeve të Bashkuara. Papën do ta takojë drejtori i ri i përgjithshëm, i cili është zgjedhur pikërisht këtyre ditëve nga vet Konferenca. Është fjala për brazilianin Josè Graziano da Silva, përfaqësues i parë i Amerikës Latine në udhëheqje të organizatës për ushqimin e agrikulturën. Konferenca është duke diskutuar mbi prioritetet e objektivat e Organizatës mbi reformat bujqësore e mbi regjimin e pronësisë së tokave të kultivueshme e respektimin e të drejtave të bujqve në Vendet e varfra.







All the contents on this site are copyrighted ©.