2011-06-29 16:50:50

Në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë përshëndet dioqezën e tij, Romën.


Pas Meshës solemne të festës së Shenjtorëve Pjetër e Pal, Papa kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke iu drejtuar dioqezës së tij, me fjalët:
“O Romë e lumtur! këndohet sot, në solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal, pajtorë të këtij qyteti”.
E lumtur, pse pati fatin të bëhej qytet, ku dhanë dëshminë e gjakut për Krishtin, dy apostujt më të dashur të Zotit, njëri prej të cilëve, Papa i parë, Pjetri, i kryqëzuar si Mjeshtri. E vendi ku u ngul kryqi, në të cilin Pjetri u kryqëzua me kokë tatëpjetë, sepse iu duk vetja e i padenjë të kryqëzohej si Zoti, u bë seli e papëve, zemër e katolicizmit botëror!
Pastaj, falënderimi i Benediktit XVI në këtë ditë të posaçme për Të e për mbarë Kishën:“I shpreh mirënjohjen Zotit për thirrjen e për shërbimin, që më besoi; e, falënderoj edhe të gjithë ata që, me këtë rast, më shprehën afërsinë e tyre e që e mbështesin misionin tim me lutjen, e cila i lartohet Zotit vazhdimisht nga çdo bashkësi kishtare, në adhurim para Krishtit Eukaristi, për t’i kërkuar forcë e zell të ri në kumtimin e Ungjillit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.