Jemen: 50 të vdekur në jug në ndeshje mes ushtrisë e al Kajdës
Pesëdhjetë ushtarë, mes tyre edhe një kolonel, janë vra në ndeshje mes ushtrisë jemenite
e luftëtarëve të Al Kajdës në jug të Jemenit, në Al-Wahda afër qytetin Zinjibar, kryeset
i provincës Abyane, kështjellë e rrjetit terrorist në jug të Jemenit. Në ndeshje kanë
vdekur edhe 17 luftëtarë të Al Kajdës. Kështu njoftojnë burimet ushtarake. Gjithnjë
në njëjtën zonë një sulm ajror i forcave jemenite ka shkaktuar vdekjen e katër civilëve
e 12 të tjerë ka plagosur. Karvani i goditur nga sulmet ajrore pat lënë qytetin Zinjibar
e shtonte drejt Adenit. Të plagosurit janë dërguar në spitale të Adenit.