2011-06-29 17:26:25

Egjipt: ministria e shëndetësisë, mbi 1000 të plagosur në ndeshje


Në Egjipt mbi 1000 të plagosur në ndeshjet e djeshme e të sotme në Sheshin Tahriri, ndërsa ushtria flet për një plan të paramenduar mirë për destabilizimin e vendit.
Janë mbi një mijë të plagosurit gjatë ndeshjeve që ndodhën ndërmjet manifestuesve e forcave të rendit natën e kaluar e sot në mëngjes në qendër të Kajros. Kështu njofton ministria egjiptiane e shëndetësisë duke shpjeguar se numri i të plagosurve është 1036, 916 kanë marrë ndihmën mjekësore në vend të ngjarjes ndërsa 120 janë shtruar në spitale.







All the contents on this site are copyrighted ©.