Të Lumët e rinj janë dëshmitarë të ndritshëm të Ungjillit
Gjashtë të lumturit e ri të shpallur në Gjermani e në Itali në festën liturgjike të
Corpus Domini – Korpit të Krishtit u quajtën nga Papa Benedikti XVI “dëshmitarë të
ndritshëm të Ungjillit”. “Të dashur vëllezër e motra, edhe sot kam gëzimin të njoftoi
– tha Papa pas lutjes së Engjëllit të Tënzot në Vatikan – të shpalli disa të lumtur
të ri. Dje, në Hamburg, ku qenë vra prej nazistëve më 1943, janë shpall të lumtur
Johannes Prassek, Eduard Muller e Hermann Lange. Sot, në Milano, është shpall i lum
don Stefano Morazzone, famullitar shembullor në Lekeze mes XVIII e XIX shekull: atë
Clemente Vismara, misionar heroik i PIME në Birmani, Enrichetta Alfieri, suora della
Carità, i quajtur engjëlli i burgut të Milano San Vittore”.