2011-06-27 17:45:37

Në SHBA-të, iniciativë ndërfetare kundër intolerancës dhe fanatizmit


Rreth 50 vende kulti në SHBA-të janë përfshirë këto ditë në iniciativën me titull “Faith Shared” (Feja e bashkëndarë), e cila ka për qëllim t’i bashkojë të gjithë besimtarët kundër intolerancës ndaj Islamit e feve të tjera. Të krishterë, hebrenj e myslimanë lexuan tekstet e shenjta të fesë së tyre, në shenjë dialogu e pajtimi. Nisma u mor nga “Interfaith Allieance”, shoqatë ndërfetare amerikane, lindur më 1994 për të nxitur dialogun ndërmjet feve dhe nga “Human Rights First”, shoqatë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me seli në Nju Jork.








All the contents on this site are copyrighted ©.