2011-06-27 17:47:26

Nga simpoziumi i pedagogëve universitarë, organizuar prej Vikariatit të Romës, ftesa për t’iu përgjigjur kërkesave të të rinjve të sotëm.



(27.06.2011 RV)“Universiteti i ardhshëm duhet të vërë theksin mbi formimin dhe frymën krijuese, por sidomos, mbi shpresat për një ardhmëri më dinjitoze të breznive të reja”: me këtë urim u mbyllën, të shtunën e kaluar, punimet e Simpoziumit të pedagogëve universitarë, me temë: “Universiteti dhe sfida e diturive. Ç’të ardhme do të kenë?”.
Takimin e organizoi Zyra për baritorinë universitare e vikariatit të Romës, me synimin për të krijuar një universitet jo vetëm për të rinjtë, por sidomos, me të rinjtë, që t’u japë përgjigje pyetjeve të tyre, të jetë në gjendje t’i dëgjojë, të bëhet pikë takimi e marrëveshjeje ndërmjet breznive të ndryshme, të cilat vijojnë betejën e vëshirë në lamijet e përparimit të diturisë në shërbim të njeriut. Ky, një nga qëllimet kryesore të Simpoziumit VIII ndërkombëtar të pedagogëve universitarë, që sapo përfundoi në Romë.U vu edhe një herë në qendër të vëmendjes, sfida e diturive, sfida formative, edukative e profesionale, pa harruar vështirësitë që po kalon sot universiteti në fushën e kërkimit shkencor, të studimeve, shpesh herë tepër të gjata e, sidomos, të shqetësimit të ligjshëm, që buron nga pyetja: “Ç’do të bëhet më tej me këta të rinj, që përgatiten në sallat e universiteteve të sotme?”.







All the contents on this site are copyrighted ©.