2011-06-27 17:47:10

Kryedioqeza e Milanos në festë, për tre të Lum të rinj. Kardinali Tetamanci: dëshmitarë të ndritur të “vogëlsisë ungjillore”.


(27.06.2011 RV)Gëzim i madh dje në Milano për Lumnimin e meshtarit don Serafino Morazone; misionarit të Pimes, atë Klement Vizmara dhe rregulltares, Motër Enrika Alfieri.
Ritin e Lumnimit, kremtuar dje paradite në Sheshin e Katedrales, e kryesoi kardinali Anxhelo Amato, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Papës, dhe kardinali Dionigji Tetamanci, kryeipeshkëv i Milanos.RealAudioMP3
Duke theksuar se të tre e vunë Eukaristinë në krye të vendit gjatë gjithë jetës së tyre, kardinali Tetamanci u shpreh kështu për shembullin e të Lumëve:
“Amen, që shqiptuan don Serafino Morazone, motër Enriketa Alfieri e atë Klement Vizmara, përkon me flijimin, pa kursim, të jetëve të tyre, të cilat u vunë plotësisht në shërbim të të tjerëve, në larminë e thirrjeve e të përgjegjësive, të marra nga i njëjti Shpirt”.
Tre shembujt e shkëlqyer të Shenjtërisë, që i jep botës Kisha e Milanos, duke kremtuar katërqind vjetorin e vdekjes së Pajtorit të saj, Shën Karl Borromeos, bëhen pronë e të gjithëve, për t’u kujtuar se të gjithë njerëzit mund të ecin në rrugën e shenjtërisë, duke nisur nga jeta e tyre e përditshme e se, në çdo hap të saj mund të shkëlqejë madhështia e vogëlsisë ungjillore, njëherësh me sigurinë se, siç na kujton Papa Pali VI, cituar nga Kardinali Tetamanci:“Zoti është me skamnorët, me të varfërit në shpirt, me të përvuajturit e, posaçërisht, me ata që dinë të duan e të dhurojnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.