2011-06-27 17:37:00

Arrestoni Gedafin: Gjykata Ndërkombëtare lëshon mandat-arrestin


Gjykata Penale Ndërkombëtare, me qendër në Hagë, lëshoi sot mandat-arrestin kundër liderit të Libisë, Muhamar Gedafi. Akuza është krime kundër njerëzimit. Sipas prokurorit, Luis Moreno Okampo, sulmet e regjimit kundër popullsisë civile, vrasjet e përdhunimet në masë, si edhe torturat mund të ndalen vetëm me arrestimin e kolonelit e të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Policive të mbarë botës u është dhënë edhe mandat-arresti për djalin e dytë të Gedafit, Saif al-Islam dhe për kreun e shërbimeve sekrete libiane, Abdullah al-Senusi. Të dëgjojmë komentin e analistit italian, Gabriele Jakovino:RealAudioMP3
Problemi do të jetë zbatimi i këtij mandat-arresti. Për shembull, presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir kërkohet me të njëjtën procedurë penale, por faktikisht, vazhdon të jetë pa asnjë problem, kreu i një shteti si Sudani. Ajo që duhej të ishte një armë më shumë kundër Gedafit, në këtë çast, nuk ka asnjë lloj fuqie për zgjidhjen e krizës libiane.








All the contents on this site are copyrighted ©.