2011-06-24 16:00:47

Papa: Zoti na dhuroftë shumë thirrje meshtarake për botën dhe Kishën


Papa Benedikti XVI, që me 29 qershorin e ardhshëm feston 60 vjetorin e shugurimit të tij meshtarak, sot iu lut Zotit që “ti paj Kishës e botës veprimtarë të shumtë e të zellshëm të Ungjillit”.
Ati i Shenjtë Racinger në audiencë me Asamblenë e Bashkimit të Veprave Ndihmë Kishave Lindore (R.O.A.C.O.) kujtoi se po afrohet Solemniteti i shën Pjetrit e shën Palit Apostuj, dhe se sivjet, festa përkon edhe me një kremtim tjetër fatlum për të:
“Në këtë ditë do të falënderoj Bariun e Mirë, Jezusin, në 60-vjetorin e Shugurimit tim meshtarak. Jam shumë mirënjohës për lutjen e urimin tuaj, dhuratë që më kënaq pa masë. Ju kërkoj t’i luteni, bashkë me mua, “ Zotit të të korrave” (Mt. 9.38) t’i sigurojë Kishës e botës veprimtarë korrës të zellshëm në arat e pafundme të Ungjillit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.