2011-06-24 16:03:18

Kronistët kërkojnë nga Benedikti XVI të kenë pajtor qiellor, Gjon Palin II.


Papa Vojtila, pajtor qiellor i epokës dixhitale. Këtë dëshirë ia shprehu Benediktit XVI kryetari i Sindikatës së kronistëve romakë, Romano Bartoloni, duke i dorëzuar një medalje të artë, prerë me rastin e 100-vjetorit të shoqatës (1910-2011), në përfundim të audiencës së përgjithshme të së mërkurës së kaluar, në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa e përshëndeti në mënyrë të veçantë dhe e inkurajoi përfaqësinë e kronistëve, të pranishëm në Shesh.
Sindikata e kronistëve romakë shpreson që Karol Vojtila të shpallet Pajtor i të gjithë komunikatorëve me rastin e shenjtërimit të Tij. “Duam t’i shprehim, kështu, mirënjohjen, Papës që hapi shumë porta, ndërmjet të cilave, edhe atë të përdorimit të teknologjive të reja në komunikimin e Kishës me botën”- pohoi kryetari i Sindikatës së kronistëve romakë.







All the contents on this site are copyrighted ©.