2011-06-24 19:07:29

Indonezi: presidenti akuzohet për heshtje, lidhur me luftën kundër dhunës, që ushtrohet mbi të krishterët.


Në Indonezi, nga viti 2006, kishat katolike janë sulmuar 200 herë, por presidenti Yudhoyono hesht, kur është fjala për të mbrojtur pakicat e krishtera. E pohon këtë organizata bamirëse “Ndihmë për Kishën që vuan”, duke nënvizuar se vetëm gjatë pesë muajve të vitit në vijim, janë vërtetuar 14 sulme kundër kishave të krishtera. Gjatë gjithë 2010-tës, 46. Po presidenti i vendit fle, prandaj, me sa duket, nuk i dëgjon krismat e armëve, që shkrehen mbi të krishterët e kishat e tyre, ndoshta edhe sepse është në krye të një popullsie, 86% e së cilës është myslimane, ndërsa katolike, vetëm 3%. Të krishterët pohojnë se nuk kanë frikë, sepse e ndjejnë veten qytetarë me të drejta të plota në këtë vend, që është edhe vendi i tyre. Por me të drejtë, kërkojnë një ideologji më pluralise, në një vend që nuk ka fe shteti.







All the contents on this site are copyrighted ©.