2011-06-22 13:39:16

Shqipëri: Basha kryeson me 71 vota


Në Shqipëri kandidati demokrat, Lulzim Basha ka ruajtur avantazhin me 71 vota, ndaj kreut socialist Edi Rama në garën për Bashkinë e Tiranës edhe pas numërimit të 7 njësive të bashkive të kryeqytetit. Dje pasdite KQZ numëroi fletët e hedhur në kutitë e gabuara që i përkasin KZAZ 51 në njësinë 7 ku rezultuan në total 43 fletë të hedhura në kutit të tjera për kryebashkiakun ku 20 ishin për kandidatin demokrat Basha dhe 23 për kandidatin socialist Edi Rama.
KQZ do të vijojë me numërimin e votave të kontestuara gjatë ditës së sotme në orën 10 me kutitë e njësisë nr 8 KZAZ 52 dhe njësinë nr.9 KZAZ 53. Përfaqësuesit e selisë rozë kanë vijuar edhe kësaj radhe me pretendimet e tyre për kodin e pestë të sigurisë por çdo situatë është zgjidhur aty për aty nga ndërhyrja e juristëve të KQZ së që i kanë dhënë përgjigje çdo dyshimi që kishin përfaqësuesit socialistë.







All the contents on this site are copyrighted ©.