2011-06-22 17:56:10

Dy fjalë për Librin e Psalmeve


(22.06.2011 RV)Kujtojmë se emri i Psalmeve vjen nga vegla muzikore me korda, me të cilën shoqëroheshin, kur këndoheshin. Vegla quhej “Psalterion”. Hebraisht njihet me emrin “Sefer tehil’lim”. Prej këndej, Vulgata e quan “Libri i Psalmeve”, që do të thotë “Libri i Këngëve” të cilat këndohen me vegël muzikore me korda.
Numri i Psalmeve është 150. Klasifikohen sipas librave (Pesë libra) dhe sipas përmbajtjes (tre grupe: Himne lavdie; Psalmet e lutjes ose të vajtimit; Psalmet e falënderjes). Nuk janë thjeshtë krijim i zemrës njerëzore, që nis të këndojë kur sodit veprat e mëdha të Hyjit: është vetë Zoti, që i frymëzoi. Është fjala e Tij. Kënga e Tij. Prej këndej, në melodinë e tyre shkrihet zemra e Zotit me zemrën e njeriut, në një lutje të krijuar me art të përkryer!
Tradita biblike i quan edhe “Psalmet e Davidit”, duke i njohur këngëtarit të madh dhe rregulluesit të kultit, autorësinë e tyre. Po kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. E autorësia e tyre, shumë e vështirë për t’u përcaktuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.