2011-06-21 16:32:39

Lindje e Mesme: ipeshkvijtë të shqetësuar, Siria mund të bëhet një tjetër Irak


Patrikët dhe ipeshkvijtë e Kishave të Lindjes së Mesme e të Afrikës së Veriut janë thellësisht të shqetësuar për atë mund të ndodhë akoma në Vendet e tyre, mes tjerash për shkak se revolucioni, aty ku ka filluar e aty ku ka qenë, i ka lënë hapësirë perspektivave të paqarta. Të panjohurat e të papriturat më të rënda, siç tha imzot Antoine Audo, ipeshkëv i Aleppos së Kaldejëve, kanë të bëjë me Sirinë.
“Ne ipeshkvijtë e Sirisë kemi frikë, sepse është real rreziku të bëhemi si Iraku – pohon prelati gjatë një takimi në Bashkinë e Venedikut, ku patriku Angjelo Scola i shoqëroi pjesëmarrësit e nderuar pranë Komitetit shkencor të Oasis, që po zhvillohet në këtë qytet. Ajo e Sirisë së sotme është çështje shumë e ndërlikuar, sepse, që pesëdhjetë vjet jemi në një regjim ushtarak, të kushtëzuar nga ideologjia e socializmit sovjetik e kështu gjendemi para një ndryshimi rrënjësor, prandaj duhet ditur të dialogohet e nuk është fare e lehtë të bëhet ky dialog më të vërtetë e mbi të vërtetën. Pikërisht dorëheqja nga dhuna, është problemi ynë kryesor i sotëm. Prandaj shpresoj që Shteti sirian – përfundoi – të di ti bëjë reformat duke folur të vërtetën e ndërtuar mbi të vërtetën. E shpresojë që ndihma e Vendeve tjera, si Egjipti e Tunizia me përvojën e tyre, të na japin dorën për të dal e shpëtuar në paqe nga situata aktuale”.
I shqetësuar është edhe kardinali Antonios Naguib, patrik i Aleksandrisë së Egjiptit. “Nuk kam pritur se do të dëgjoja më nga Islami zyrtar i botës sunite, siç ndodhi në orët e fundit, deklarata që duan një Kushtetutë që të garanton një shoqëri civile e demokratike e ti përket një grupi fetar, i çfarëdo rryme qoftë ai. Sot shihen shumë re të zeza, po megjithatë shpresa nuk mungon në një të ardhme më të mirë”.
Më optimist kryeipeshkvi i Algjerit, imzot Bader Ghaleb Mmoussa. “Cka do që të ndodhë, viti 2011 do të mbetët në historinë e Afrikës së veriut e të Lindjes së Mesme si vit i kthesës, sepse as Afria veriore e as Lindja e Mesme nuk do të jenë më si më parë. Këtyre ditëve kemi diskutuar e shkëmbyer opinione të ndryshme mbi këto territore, duke u pajtuar të gjithë se sfida që na pret është ajo e së ardhmes që duhet shkruar pas kësaj kthese”.
Të rënda janë akuzat e kryeipeshkvit të Tunizit, imzot Maroun Lahham ndaj Italisë dhe Evropës. “Racizmi është një fjalë e fortë; por pa dyshim, në Itali ekzistojnë paragjykime ndaj qytetarëve të Afrikës veriore. Këtyre ditëve flitet shumë për ne: në mënyrë pozitive për tranzicionin demokratik, më pak pozitive për fenomenin e emigracionit, që është njëri ndër pasojat. Fenomeni duhet shikuar e lexuar në perspektivën njerëzore duke shpresuar që ky tranzicion të sjell rezultate të mira, sepse vërtetë do të ishte hera e parë që një Vend arabo-mysliman, duke mbetur i tillë qind për qind, do të kishte një regjim demokratik, që shpresojmë të na ndihmojë të hapim një horizont të ri, si për sa i këtë pranisë e po kështu edhe për punën e Kishës në Tunizi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.