2011-06-21 17:34:04

Laiciteti e liria fetare në qendër të Kuvendit të Fondacionit Oasis në Venedik


Dita e dytë e punimeve të Kuvendit të Fondacionit Oasis në Venedik mbi temën tejet aktuale, “Lindja e Mesme në çfarë drejtimi? Laiciteti e të papriturat e Afrikës veriore”. Vijojnë pra, në Kuvendin “Oasis” të Venedikut, reflektimet e thellimet mbi realitetin e lindjes së mesme, që siç tregojnë ngjarjeve që po ndodhin, shtrihet edhe në mbarë botën arabo-myslimane. Edhe një herë, dalin në pah, veçoritë që interesojnë brigjet e Mesdheut jugor, por edhe Sirinë, Jemenin e Bahreinin. Mundësia e zgjerimi të shpjet të kthesave të mëdha, të ndryshimeve rrënjësore në Vende që duket si të qëndrueshme – si për shembull në Arabinë Saudite – sot është shumë reale, pikërisht sepse nuk është fjala për një kërkesë të thjesht ndryshimi por për kërkesë në përgjigje të rëndësishme, që i vejnë në lojë fatet e organizatave institucionale të vet këtyre Vendeve, deri më tani shumë konfesionale, në kuptimin islamik. Laiciteti, siç u tha në këtë Kuvend, duket se është pikërisht lëvizja që karakterizon dhe përshkon – sidomos të rinjtë – të cilët synojnë një Shtet të ri, në të cilin të mos jetë sharia, ligji islamik, i vetmi burim i së drejtës. Shteti laik në kuptimin që garanton pluralizmin, mbron të drejtat njerëzore, respekton të gjitha shprehjet civile, qytetare e fetare. Për ta thënë me një fjalë, “një ligj i barabartë për të gjithë”. E nëse këto lëvizje që janë në veprim e sipër, do të t’ia arrijnë realizimit të synimeve, atëherë kjo do të jetë historia e një të ardhme të afërt. Këto tema pra u trajtuar sot në Kuvendin e Fondacionin Oasis, nga i cili del qartë një aspekt: rreziku i shkallëzimit të laicitetit antifetar që mohon çdo spiritualitet, çdo përmasë shpirtërore, është i fortë; por duhet provuar e shpresuar që të arrihet në një drejtpeshim për të mirën e përbashkët e të të gjithëve në ato Vende e Shtete ku mungon liria, ku mungon respektimit i të drejtave themelore njerëzore, liria qytetare e pluralizmi demokratik.







All the contents on this site are copyrighted ©.