Filloi në kryeqytetin e Tunizisë procesi kundër ish-presidentit Zine el-Abidine Ben
Ali dhe rrethit të tij, që duhet të përgjigjen për 93 akuza. Pesë avokatët e Ben Aliut,
i cili strehohet në Arabinë Saudite që nga 14 janari, kërkuan shtyrjen e seancës për
të pasur më tepër kohë në dispozicion për mbrojtjen. Pas ikjes së ish-presidentit,
në pallatin e tij u gjetën miliona dollarë, xhevahire, armë e drogë.