2011-06-20 17:12:19

Ministrat e BE-së vlerësojnë mundësinë e përdorimit të pasurive të bllokuara për të ndihmuar rebelët libianë


Qeveria e Libisë akuzon përsëri Naton duke pohuar se në sulmet e reja të saj në Sorman, në perëndim të Tripolit, kanë vdekur 15 persona, mes tyre tre fëmijë. Por nga aleanca lajmi përgënjeshtrohet: “Nuk kemi ndërmarr asnjë sulm në atë zonë në atë periudhë kohore”, siguron një përgjegjës i Natos nga shtabi i përgjithshëm i Operacioneve Unfied Protector në Napoli.
Ndërsa regjimi i Gedafit vazhdon të akuzojë NATO-n se po bombardon civilët, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, në mbledhjen e sotme në Luksemburg, vendosën të vlerësojnë mundësinë e përdorimit të pasurive të bllokuara jashtë shtetit të kolonelit e të njerëzve të tjerë të regjimit, për të ndihmuar forcat rebele të Këshillit të Përkohshëm Kombëtar, me qendër në Bengazi. Njëkohësisht, në Abu Dabi është vënë në lëvizje i ashtuquajturi “mekanizëm financiar i përkohshëm” gjithnjë për të ndihmuar kryengritësit.
NATO-ja pranon se dje ka bombarduar civilët, për shkak të një gabimi teknik –thuhet në komunikatën për shtyp – por jo edhe sot, siç e akuzon sërish regjimi i Tripolit. Ndërkaq, vetë Gedafi i dërgoi forcat e veta në Misratë, duke shkaktuar së paku 18 viktima e rreth 40 të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.