2011-06-18 11:37:08

Një arrestim në Pakistan për vrasjen e Shahbaz Bhattit


Këto ditë në Karaçi të Pakistanit, u arrestua një person, i cili dyshohet të ketë gisht në vrasjen e ish-Ministrit të Pakicave Fetare, Shahbaz Bhatti. Gjatë një përgjimi telefonik, personi është dëgjuar duke thënë se ka marrë pjesë në komplotin për eliminimin e ministrit, më 2 mars 2011. Atë Jusef Emanuel, drejtor i Komisionit kombëtar “Drejtësi e Paqe” të Konferencës Ipeshkvnore të Pakistanit, komenton për agjensinë vatikanase Fides: “Ky vend ka një problem serioz që quhet “padënueshmëri”. Qytetarët akoma presin të sqarohet vrasja e Benazir Butos. E është hedhur një vello errësire edhe mbi përgjegjësit e vrasjes së Bhatit. I kërkojmë qeverisë të fillojë hetime serioze e të verë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme. Shpresojmë e lutemi, që fajtorët të kapen sa më shpejt, në mënyrë që të vendoset drejtësia për familjen dhe për bashkësinë e krishterë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.