2011-06-17 18:53:14

Ungjillëzimi i ri - tema e takimit të ish-nxënësve të profesorit Racinger


Ungjillëzimi i ri është tema e takimit të ardhshëm vjetor të ish-nxënësve të Jozef Racinger. Do të mbahet nga 26 deri më 28 gusht, në Kastel Gandolfo.
Papa do të kryesojë Meshën Shenjte të dielën, më 28 gusht.
Gjatë tri ditëve të takimit do të ndiqet edhe dëshmia e teologes laike Hanna-Barbera Gerl- Falkovic dhe anëtarit austriak të Bashkësisë Emanuel, Oto Nojebauer, edhe ai laik. Në ciklin e parë të Ratzingerschülerkreis, në Bon, Munih e Regensburg u tubua, disa vjet më parë, një rreth i përbërë nga studentë, që nuk ishin udhëhequr nga profesori Racinger (si atë Haim, vlerësuar me Çmimin Racinger), por që u formuan me studimin e teologjisë.
Takimi i parë i Jozef Racinger me ish-nxënësit e tij u mbajt në mars të vitit 1977, kur u emërua, nga Papa Pali VI, kryeipeshkëv i Munihut e i Frizingës. Nga kjo ditë, takimi përsëritet çdo vit, e çdo herë me një temë të veçantë.
Në vitin 2005 ish-nxënësit morën, papritur, një letër nga Papa i ri, Benedikti XVI, pak ditë pas zgjedhjes. Ishte ftesë, për takimin e ri, në Kastel Gandolfo, në vijim të traditës. Atë vit diskutuan për marrëdhëniet me Islamin. Më 2006 e 2007 u fol për evolucionin dhe teoritë evolucioniste; më 2008, tema ishte “Jezu Krishti historik dhe mundimet e Tij”; më 2009, misioni e dialogu me fetë e kulturat; më 2010, interpretimi i drejtë i Koncilit II të Vatikanit.Në rrethin e studentëve të Papës Racinger bëjnë pjesë kardinali Kristof Shënborn, kryeipeshkëv i Vjenës; ipeshkvi-ndihmës i Hamburgut, imzot Hans Johen Jashke, dhjetë profesorë universitarë, disa famullitarë, rregulltarë, rregulltare e laikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.