2011-06-17 16:07:27

Obama e Petraeus flasin për reduktime ushtarake nga Afganistani


Presidenti amerikan, Barak Obama, është takuar me komandantin më të lartë ushtarak të NATO-s dhe të SHBA-ve, në Afganistan, Deivid Petraeus, për të diskutuar një varg opsionesh për fillimin e tërheqjes së forcave amerikane nga Aganistani, në muajin korrik. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se gjenerali Petraeus, së bashku me anëtarët e tjerë të ekipit për siguri kombëtare të SHBA-ve, u takuan me Obamën mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas Karnit, Petraeus ka paraqitur “një varg të opsioneve” për reduktimin e trupave amerikane në Afganistan, por nuk ka dhënë detaje për këtë. Tani pritet që presidenti Obama, do ta shpallë publikisht vendimin për uljen e numrit të trupave amerikane në Afganistan. Aktualisht, në Afganistan gjenden afro 100 mijë ushtarë amerikanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.