2011-06-17 15:55:34

Në Siri protestat shtrihen gati në të gjitha qytetet.


Sipas Tv, 4 manifestues janë vra, po lajmi nuk është konfirmuar. Sipas burimeve, dy manifestues janë vra në Dajar al Zor, në rajonin lindor të Eufratit, e dy tjerë në Harasta, në periferi të Damaskut. Behët fjalë për dy zona me shumicë suite.
Një numër i papërcaktuar mirë është plagosur nga shtënat e forcave siriane të sigurisë me armë zjarri për shpërndarjen e manifestimeve kundër regjimit në kryeqytet e në vende tjera të Sirisë. Kështu njofton Vëzhguesi kombëtar për të drejtat e njeriut në Siri (Ondus), i cili pohon për viktima në Banias, veri-perëndim të vendit, teatër sot i manifestimeve të reja që u shpërndan me armë zjarri nga forcat e sigurisë.
Protestat kundër regjimit janë zhvilluar sot gati në të gjitha lokalitetet e Sirisë e në disa zona forcat ushtarake kanë shtie me armë zjarri kundër manifestuesve. Kështu njoftojnë aktivistet Dale Hussein e Malat Aumran (pseudonim) që transmetojnë në Twitter, ashtu edhe faqja e monitorimit Rassd e tv panarabë al Zhazira.
Manifestuesit kanë bërë thirrje të reja për protesta kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad, pas kryerjes së lutjeve islame të kësaj së premte.
Ndërkohë në Turqi, në provincën Hataj ku janë përgatitur 5 kampe, strehohen gati 10 mijë refugjatë sirianë. Sipas OKB-së, që nga fillimi i revoltës në Siri kanë vdekur së paku 1200 persona.







All the contents on this site are copyrighted ©.