2011-06-17 11:33:31

Më 17 qershor kalendari Kishtar përkujton Shën Ranierin


Më 17 qershor kalendari Kishtar përkujton shën Ranierin, pajtor qiellor i qytetit të Pizës.
Shën Ranieri, lindi në Pizë të Italisë, nč një familje fisnikësh. Pasi kaloi një rini të bujshme, vendosi të bëhej murg e të jetonte në varfëri të plotë. Për të realizuar qëllimin, u nis për Jerusalem. Vizitoi së pari malin Tabor, ku u gjunjëzua në lutje për 40 ditë e 40 net.
Pastaj vijoi të shtegtonte për shtatë vjet me radhë në vise të tjera të Tokë së Shenjtë, duke u ushqyer vetëm me bukë e ujë. U kthye përsëri në qytetin e Pizës, së bashku me ambasadorin e republikës pizane dhe u vendos në kuvendin e Shën Vitos.
Ndërroi jetë më 17 qershor të vitit 1161 në moshën 43 vjeçare. Shumë mrekulli u kryen atë ditë, ndërmjet të cilave kujtojmë se, ndërsa trupi i shenjtit zbriste në banesën e mbrame, pra në varr, të gjitha kambanat e Kishave të qytetit ranë përnjëherësh, pa i prekur asnjë dorë njerëzore. Reliket Shën Ranierit ruhen në Kishën Katedrale të Pizës.







All the contents on this site are copyrighted ©.