2011-06-16 18:21:54

Siri, ushtria përforcon pozicionet në qytetet e veriut


Në Siri përforcohen pozicionet e ushtrisë me tanke e mjete tjera ushtarake rreth Maarat al-Numann, qytetit verior, pasi mijëra njerëz kanë ikur si pasojë e represionit të protestave kundër presidentit Bashar al-Assad.
Rezidentët e grupeve siriane për të drejtat e njeriut thanë se me dhjetëra tanke e mjete tjera ushtarake për transportin e trupave të armatosura janë dislokuar rreth Khan Sheikhounit, qytetit që gjenden afër 30 km në jug të Maarat a-Numaan në autostradën kryesore që lidhë Damaskun e Aleppo.
Represionet ushtarake kanë detyruar mijëra refugjatë të ikin përmes kufirit drejt Turqisë, ku ministri i Jashtëm turk Ahmed Davutoglu pati bisedime me një të dërguar sirian, gjatë të cilave i ka kërkuar Damaskut t’i jap fund shtypjes së manifestuesve e të nis sa më parë reformat demokratike në Vend.
Grupet siriane për të drejtat e njeriut flasin për 1.300 civilë e mase 300 ushtarë e policë të vdekur që kur kanë shpërthyer protestat në mars, të frymëzuara nga revoltat që detyruar dorëheqjen e liderëve të Egjiptit e të Tunizisë.
Assad, aleat i Iranit shiitë e mbështetës i grupeve ushtarake Hamas e Hezbollah, ka marrë dënimin e menjëhershëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare por e vetmja përgjigje konkrete ndaj represionit ka ardhur nga SHBS-së e BE-ja, që kanë imponuar sanksione kundër presidentit sirian e aleatëve më të ngushtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.