2011-06-16 16:02:37

Greqia në kaos. Pritet qeveri e bashkimit kombëtar


Greqia në kaos. Pas manifestimeve të djeshme kundër masave të qeverisë për kapërcimin e krizës ekonomike, kryeministri Papandreu foli fillimisht për dorëheqje, pastaj për ndryshime në qeveri, me synimin përfshirjen e të gjitha forcave politike në ekzekutiv. Brenda së martës, qeveria do të kërkojë votëbesimin në parlament, ndërsa problemet e vendit po ndikojnë fuqimisht në Evropë.
Sipas analistëve, Greqia rrezikon falimentimin, pra, mund të ndodhet para pamundësisë absolute për të respektuar masat e kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e nga Bashkimi Evropian, si kusht për t’i dhënë Athinës kreditë e ndihmat e parashikuara. Edhe sot, komisari për ekonominë, Olli Rehn deklaroi se këto dy organizma presin brenda muajit miratimin e masave nga parlamenti grek.
Ndërkaq, tregu i financave evropiane u përgjigjet negativisht ngjarjeve në Greqi. Bursa është në rënie të dukshme e jo vetëm në Evropë. Euro zhvlerësohet në krahasim me dollarin. Thellësisht i shqetësuar, presidenti francez Sarkozì u bëri thirrje vendeve të zonës euro të jenë gati të arrijnë një kompromis për të gjetur zgjidhje për krizën greke e për të shpëtuar monedhën e përbashkët evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.