2011-06-15 14:59:15

Shkodër: Rrëshajët festë përforcimi e vëllazërimi në fe.


Solemniteti i Rrëshajëve na fton të njohim gjithnjë më tepër të rrënjosemi në Krishtin dhe të dëshmojmë me entuziazëm dashurinë e Zotit e bukurinë e fesë në jetën tonë përditshme. Në solemnitetin e festës së Shpritit Shenjt, në Shkodër mase 200 të rinj morën Sakramentin e Krezimit apo të Përforcimit të fesë. Në këtë Sakrament, Shpirti na lidhë ngushtë e thellësisht me Jezu Krishtin, tha mes tjerash në homelinë e rastit, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit imzot Massafra. Në të vërtetë i Misteri peshkor - mundimet, vdekja mbi kryq e ngjallja e Krishtit, gjejnë plotësimin e vet në ardhjen e fuqishme të Shpirtit Shenjt mbi Apostujt të mbledhur së bashku me Marinë. Mbi kremtimin solemn të Rrëshajëve në Shkodër e krezmimin e mbi 200 të rinjve, pastaj mbi festën e shëna Ndout të Padovës dhe vizitën e kardinalit gjerman të Këlinit, Meisner pranë Provincës Françeskane të Shqipërisë në Shkodër, të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.