2011-06-15 16:51:40

Don Lush Gjergji: Kushtetuta e Kosovës garanci për të gjithë pa dallim


Kosova shënon sot 3 vjetorin e miratimit të Kushtetutës pas shpalljes së Pavarësisë së Vendit më 15 qershor 2008. Më 9 prill të vitit 2008 në një seancë solemne 107 deputetët e pranishëm nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës, me aklamacion e miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kushtetuta bazohet kryesisht në pakon e Marti Ahtisarit dhe e përcakton Kosovën si shtet qytetar. Ajo hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës paraqet një datë e ngjarje historike që u pasua nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Kushtetua është fryt i një marrëveshje ndërkombëtare e garanton të drejtat themelore të gjithë qytetarëve e të pakicave etnike e fetare në Kosovë.
Në kushtetutën e Kosovës e cila është përmbledhur në 40 faqe dhe përmban 160 nene, Kosova prezantohet si një republikë multietnike me shumicë shqiptare. Përfaqësuesi i BE në Kosovë z. Piter Feith pat deklaruar se projektkushtetuta e Kosovës hynë në fuqi më 15 qershor 2008 dhe është garanci e tërësisë territoriale të Kosovës dhe e të drejtave të të gjitha pakicave etnike që jetojnë në Kosovë
Po mbi vlerën e Kushtetutës, rëndësinë e saj në realitetin e sotëm kosovar, të dëgjojmë Vikarin e Përgjithshëm të Kishës katolike të Kosovës, don Lush Gjergjin......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.