2011-06-15 16:16:21

15 qershor 1389 Beteja antiosmane e Fushë-Kosovës


Murati I e koalicionit antiosman të kryesuar nga princi serb Lazar. Pas fitores në betejën e Maricës më 1371, osmanët kishin vazhduar pushtimet e tyre në Ballkanin Qendror, duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Në Betejën e Kosovës osmanët patën epërsinë numerike me forca që arrinin në 100 mijë vetë, kundrejt 40 mijë të ballkanasve. Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Një luftëtar i ri me origjinë shqiptare Milosh Kopiliq (Obiliq) depërtoi deri te çadra e Sulltanit dhe vrau Muratin I, ndërsa osmanët për hakmarrje i prenë kokën princit Lazar , të zënë rob. Fitorja ne Fushë Kosovë u hapi rrugën osmanëve për pushtime të reja në Ballkanin Qendror e Verior dhe për depërtimin e mëtejshëm në trojet shqiptare.
Beteja e Fushë-Kosovës, 15 qershor 1389

Në betejën e Fushë-Kosovës, ose siç është quajtur “Beteja e Kombeve”, në bazë të dokumentave historikë të argumentuara, thuhet se kjo betejë ishte vendimtare që ia ndryshoi kahun historisë së njerëzimit. Në bazë të këtyre të dhënave të disponuara rezulton se nga dymbëdhjetë princa të koalicionit të krishterë, gjashtë prej tyre ishin arbër (shqiptarë). Këta princa janë: Gjon Kastrioti, Theodhori II Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji II - Strazimir Balsha.
Nuk është aspak e rastësishme pjesëmarrja e gjerë e princave arbër në betejën e Fushë-Kosovës, përkrah koalicionit ballkanik, sepse ka të bëjë me shtrirjen e gjerë në gjysmën e Ballkanit të sotëm, ku jetonin pasardhësit e fiseve ilire. Është e rëndësishme të theksohet se në atë kohë pjesa më e madhe e këtyre arbërve ishin të besimit katolik, ndërsa pjesa më e vogël e besimit ortodoks. Arbërit e kishin një veçori të veçantë, që nuk e kishin popujt e tjerë; si shqiptarët katolikë dhe ata ortodoksë (në Mesjetë), ishin në vartësi të Vatikanit, kishës së Romës dhe e njihnin Papën e Romës për epror të tyre. Beteja e Fushë-Kosovës e 15 qershorit 1389 ka provokuar dhe vazhdon të provokojë historiografinë dhe publicistikën e Europës Juglindore dhe të asaj europiane përgjithësisht, dhe veçanërisht historiografinë shqiptare, sepse pjesa më e madhe ishin shqiptarë të krishterë në këtë koalicion. Dhe pikërisht në këtë betejë zë fill dhe përpjekja e pseudohistorianëve serb mbi gjoja “të drejtën historike” mbi Kosovën.
“Vlen të theksojmë se janë dhe një pjesë pseudohistorianësh shqiptarë që me injorancën dhe antishqiptarizmin e tyre u japin “predha” topçinjve serbë për të qëlluar mbi nacionalizmin tonë, dhe janë pikërisht këta “shqipfolës” të cilët kërkojnë të valëvisin flamurin e “nacionalizmit”... (M.B.). Por dokumenta autentikë dëshmojnë se beteja e Fushë-Kosovës është zhvilluar në mes të koalicionit krishtero-ballkanik dhe atij osmano-aziatik, d.m.th. luftë në mes dy kulturave diametralisht të kundërta.
Beteja e Fushë-Kosovës e vitit 1389 është kryesisht e lidhur me fillimin e depërtimeve të osmanllinjve në trojet iliro-albane dhe ky depërtim fillon pas fitores së Moricës më 1371, ku për osmanllinjtë u hapën jo vetëm dyert e Europës Juglindore (Ballkanit), por edhe të tërë Europës. Priftërinjtë e Romës, duke parë rrezikun që u kërcënohej, bënë çmos për t’i pajtuar sundimtarët e krishterë dhe për t’i bashkuar në luftë në një rezistencë të përbashkët. Vetëm në këtë mënyrë mund të zmbrapsej rreziku i madh që i kërcënohej krishtërimit dhe perëndimit.
nga Mark Bregu







All the contents on this site are copyrighted ©.