2011-06-14 17:18:56

Shqipëri: Kolegji Zgjedhor vendos numërimin e të gjitha fletëve të kontestuara në Tiranë


Në Shqipëri Kolegji Zgjedhor vendosi mbrëmë në mesnatë pas gati 11 orë konsultimesh, që të rrezojë vendimin e Komisionit zgjedhor i cili shpallte si fitues të garës për Bashkinë e Tiranës kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe të urdhërojë KQZ në të hapë, rivlerësojë dhe të numërojë të gjitha fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara në 365 qendrat e votimit të kryeqytetit. Për 117 të tjera kish ndërhyrë më parë KQZ ja pas ankesës së partisë demokratike dhe nga rinumërimi i fletëve të votimit të gjetura në kutitë e gabuara zoti Basha kaloi në avantazh me 81 vota. Me vendimin e mbrëmshëm të Kolegjit praktikisht gara për kryeqytetin mbetet sërish e hapur.







All the contents on this site are copyrighted ©.