2011-06-14 16:48:30

Një patrolog e dy teologë janë fituesit e edicionit të parë të “Çmimi Ratcinger”. Do të dekorohen më këtë çmim nga Papa më 30 qershor.


U shpallen sot në Sallën e Shtypit të Vatikanit fituesit e edicionit të parë të “Çmimit Ratcinger” , themeluar nga “Fondacioni vatikanas Joseph Ratzinger – Benedikti XVI”. Cmimi do t’u dorëzohet fituesve nga Ati i Shenjtë më 30 qershor, në ora 11, në sallën Klementina në Pallatin Apostolik në Vatikan. Paraqitjen e profilit të fituesve të çmimit e bëri kardinali Camillo Ruini, president i Çmimit dhe i Komitetit shkencor të Fondacionit.
“Dy studiues që janë shumë të afirmuar e një relativisht i ri po shumë premtues”: një patolog e dy teologë. Ja si u shpreh kardinali Ruini:
Është fjala për prof. Manlio Simonetti, italian, laik, studiues i Literaturës së lashtë të krishterë dhe studiues të Patrologjisë, si prof. Olegario Gonzàlez de Cardedal, meshtar spanjoll, docent i Teologjisë sistematike, e prof. Maximilian Heim, murg cistercens gjerman, abat i Manastirit të Heiligenkreuz në Austri e docent i Teologjisë themelore e dogmatike”.
Fondazioni – tha kardinali Ruini – “është jashtëzakonisht i lumtur e i bindur” që ka zgjedhur ndër jo pak kandidatë që “meritojnë barabartë” të shpërblehen me këtë çmim. Duke hyrë në meritë të tre studiuesve, prof. Simonetti, ndër autoritetet më të larta ndërkombëtare në fushën e krishterimit të lashtë, drejtori i nismave prestigjioze shkencore dhe editoriale, ka arritur në moshën 85 vjeçare e akoma është shumë aktiv, tha kardinali Ruini duke e përgëzuar për veprimtarinë e kontributin shkencor.
“Si historian i krishterimit, prof. Simonetti dallohet për vëmendjen primare ndaj teksteve, të trajtuara me kujdes, studim e vështrim filologjik e të analizuara me mprehtësi të thellë”.
Duke folur për teologun Gonzalez de Cardedal , “njeri i shquar i kulturës” “pik e vërtet referimi” posaçërisht në Spanjë, kardinali Ruini vuri në pah tiparet e kërkimeve të tij në marrëdhënie “me arsyen dhe kulturën e kohës sonë”.
“Veprat e tij kryesore teologjike trajtojnë Hyjin e Trininë, kriptologjinë, marrëdhënien ndërmjet teologjisë e antropologjisë, posaçërisht në aspektin e konfrontimit ndërmjet fesë së krishterë e mos besimit”.
Studiuesi i tretë i dekoruar atë Heim, murg e teolog 50 vjeçar, anëtar i Këshilit shkencor të Institutit papa Benedikti XVI në Regensburg, konsulent për botimet e veprës Opera Omnia të Joseph Ratzinger, “përhapës” i vëmendshëm – nënvizoi Ruini – i temave të fesë e të teologjisë në një publikë shumë të gjerë”:
“Ai është padyshim njëri ndër përfaqësuesit më të shkëlqyeshëm e mendjemprehtë të brezit të ri të teologëve që frymëzohen nga mendimi i Joseph Ratzinger-Benedikti XVI”.
Një falënderim tejet të veçantë iu drejtua Papës edhe nga imzot Giuseppe Antonio Scotti, president i “Fondazionit vatikanas Joseph Ratzinger – Benedikti XVI”, për investimin që bëri përmes këtij institucioni mbi të ardhmen e njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.