Don Jeton Thaçi: shqiptarë kanë nderim e devocion të veçantë për shëna Ndoun e Padovës
Nderimi e devocioni i shqiptarëve për shëna Ndoun e Padovës. Dje më 13 qershor në
festën e Shën Antonit të Padovës, me qindra shqiptarë nga diaspora evropiane shtegtuan
pranë varrit të Shenjtit të mrekullive në shenjtëroren e tij në Padova për t’iu lutur
Zotit me ndërmjetësimin e këtij ndërmjetësuesi e pajtori qiellor. Kështu edhe besimtarë
katolikë shqiptarë dje iu bashkuan mijëra e mijëra besimtarëve tjerë në Padova, për
të nderuar shëna Ndoun dhe për t’i kërkuar Zotit përmes tij ndihmë për nevojat e veta
shpirtërore e njerëzore.Kujtojmë se me ardhjen e Françeskanëve në Shqipëri më 1249,
filloi dhe u përhapë edhe nderimi e devocioni i shëna Ndout të Padovës ndër shqiptarë.
Këtë e dëshmon edhe shenjtërorja e tij në Laç të Shqipërisë e më vonë në Gjakovë të
Kosovës.Mbi shtegtimin e besimtarëve shqiptarë në shenjtëroren e shëna
Ndout në Padova me rastin festës së tij liturgjike, të dëgjojmë në mikrofonin e
Radio Vatikanit meshtarin shqiptar nga famullia e Gllaviçicës me prejardhja nga fshati
Dugajevë (Klinë), që studion në Venedikdom Jeton Thaçin.....