2011-06-13 19:05:23

Në Turqi fitore për gjysmë e Erdoganit


Në Turqi partia e kryeministrit Erdoan ka fituar zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke siguruar kështu mandatin e tretë në udhëheqje të Vendit por jo edhe votat e nevojshme për ndryshimin e Kushtetutës së vendit. Kështu nuk janë arritur të gjitha objektivat para-zgjedhor nga krahu i partisë konservatore-islamike AKP të kryeministrit.
Kjo partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit( AKP) ka fituar 49,9 për qind dhe arrin të ketë 325 nga 550 vendet në parlament. Forcat kryesore të opozitës, socialdemokratët e Partisë republikane të popullit (CHP), ka fituar 25,9 për qind të votave e 135 deputetë, ndërsa forca tretë politike e vendit, Partia e lëvizjes nacionaliste (MHP), fitoi 12.99 për qind të votave, me 53 deputetë.
Në parlamentin e ri do të bëjnë pjesë edhe 35 përfaqësues të partisë kurde BDP, të cilët konkuruan si kandidatë të pavarur, për të anashkaluar kufirin e dhjetëpërqindësit për të hyrë në parlament. Para votimit vëzhguesit nuk kishin përjashtuar një shumicë prej dy të tretash për AKP-në. Kjo do t'i kishte dhënë partisë mundësinë, që të vendoste e vetme kushtetutën e re. Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve, Erdogan deklaroi se do të kërkojnë konsensus më partitë tjera në lidhje me ndryshimet eventuale të Kushtetutës. Kushtetutën aktuale turke e kanë përpiluar ushtarakët pas grushtit të shtetit të vitit 1980.







All the contents on this site are copyrighted ©.