2011-06-13 19:26:47

Luftime të dhunshme në Libi


Ndërsa Nato intensifikon sulmet ajrore ndërmjet Tripolit e kufirit me Tunizi për mbrojtjen e civilëve në ikje, në Libi luftimet dhunshme vijojnë, e që nga e shtuna e kaluar ndeshje të ashpra shënohen në Zawija, qytet 50 km në perëndim të kryeqytetit libian, ndërsa në Mizuratë rebelët, duket se kontrollojnë krejtësisht qytetin, e orvaten të depërtojnë drejt Zlitanit, 60 km në perëndim të Mizuratës, për ti rrethuar forcat armiqësore. Regjimi i Libisë ka njoftuar ndërkohë se ka refuzuar të gjitha negociatat e mundshme për largimin e Gedafit. Aleanca Atlantike nga ana e saj ka njoftuar për rritjen e operacioneve ushtarake mbi bregdetin veriperëndimor të Libisë, ndërmjet Tripolit e kufizimit me Tunizi për të mbrojtur civilët prej sulmeve të regjimit. Edhe në Tunizi është mbajtur një takim i lartë për shqyrtimin e situatës së sigurisë që po krijohet në kufi me Libinë. Zawiya është porta për të ikur drejt Tunizisë: në orët e fundit fluksi i refugjatëve përmes Ras Jedirit është reduktuar pas luftimeve në qytet e rrethinë. Po njëkohësisht kjo është edhe kthesa strategjike që synon të izolojë Tripolin e ti nxisë rebelët drejt kryeqytetit. Viktima regjistrohen edhe në Zintan, mbi bjeshkët perëndimore në jugperëndim të Tripolit: qyteti në duar të rebelëve është bombarduar rëndë me granda Katiusha. Bilanci është së paku 7 të vdekur e 49 të plagosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.