2011-06-13 18:48:12

Konferencë mbi Ballkanin në Sarajevë


Në Sarajevë filloi konferenca mbi Ballkanin perëndimor, në të cilën merrë pjesë një numër i përfaqësuesve të SHBA-së, të disa Vendeve evropiane dhe të rajonit. Qëllimi i konferencës është kthimi i Bosnje-Hercegovinës dhe i rajonit në qendër të interesimit të SHBA së.
Të gjitha çështjet e rëndësishme, siç është dialogu Kosovë-Serbi, e ardhmja e Bosnjes, e deri te rruga e Kroacisë në BE, Uashington i shqyrton së bashku me Brukselin, së paku në shikim të parë. Në të vërtetë kjo edhe është një ndër temat kryesore të konferencës, të cilën e organizon Qendra për Marrëdhënie Trans Atalntike me seli në Uashington si dhe Fondacioni amerikano boshnjak. Në këtë konferencë merr pjesë edhe ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit, Filip Gordon.







All the contents on this site are copyrighted ©.