2011-06-13 19:13:04

Delegacioni i Shqipërisë në Parlamentin Evropian për integrimin në BE


14 parlamentarë të Kuvendit të Shqipërisë do të jenë ditën e nesërme më 14 qershor dhe të mërkurën më 15 qershor, në një përballje të parë me eurodeputetët e Parlamentit Evropian, pas përfundimit të zgjedhjeve për organet e pushtetit vendor të zhvilluara në 8 maj. Komiteti i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe PE-së zhvillon këtë javë raundin e parë të takimeve, ku në rend të ditës do të jetë diskutimi mbi progres-raportin që do të miratohet në 12 tetor dhe përmbushja e 12 kërkesave që Komisioni Evropian i ka parashtruar Shqipërisë si detyra për integrimin. Pas vlerësimeve që dha KE, për mos abuzimin me regjimin e lirë të vizave nga ana e qytetarëve shqiptarë, pritet që PE të analizojë ecurinë e deritanishme të 12 pikave të Raportit. Delegacioni shqiptar përbëhet nga 7 përfaqësues të opozitës dhe 7 të pozitës dhe në këtë raund bisedimesh përveç 12 pikave të Raportit pritet të diskutohet edhe situata paszgjedhore në Shqipëri.







All the contents on this site are copyrighted ©.