2011-06-13 17:50:47

DBR. Shpallen fituesit e çmimit “Rojet e agimit”.


Fondacioni spanjoll “Kronika e bardhë” () shpalli fituesit e çmimit ndërkombëtar “Rojet e agimit”. U vlerësuan punimet më të mira gazetareske kushtuar Ditës Botërore të Rinisë, që do të mbahet në Madrid nga 16 deri më 21 gusht. Jurisë iu desh të punojë shumë, për të arritur tek punimet më të mira, ndërmjet mijëra shkrimeve, ardhur nga Portugalia, Italia, Spanja, SHBA, Guatemala, Kuba, Kolombia, Brazili, Argjentina e Australia. Konkursi flet vetë për frymën ndërkombëtare të vetë Ditës Botërore të Rinisë, që do të mbledhë, në një bashkim vëllazëror nën dritën e Krishtit, rininë e mbarë planetit, rreth Benediktit XVI.
Çmimet e para iu dhanë një dokumentari peruivan të Televizionit Pax të Limës; një artikulli, botuar në revistën portugeze “Familja e Krishterë” dhe dy programeve radiofonike: njëri i Radio Marisë të Madridit; tjetri, i Radios së Universitetit Miguel Hernandez de Elche.
Firtuesit, bashkë me motivacionin, do të marrin 10 mijë euro dhe titullin “Mjeshtër në komunikim”, ofruar nga Universiteti i Bolonjës.







All the contents on this site are copyrighted ©.