2011-06-10 18:27:32

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar kërkon lejen për të hyrë në Siri


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bëri sot një thirrje të fuqishme nga Gjeneva, që të lejohet të hyjë menjëherë në Siri, për të ndihmuar njerëzit, të cilët po përjetojnë dhunën, duke përfshirë edhe të arrestuarit e të burgosurit. Presidenti i Kryqit të Kuq, Kelenberger deklaroi se është gati të shkojë personalisht në Damask, për të biseduar me autoritetet.

Ndërkaq, në vend, përleshjet arrijnë në një cak të ri, në të këtë të premte lutjeje për myslimanët, në të cilën priteshin tensione. Numri i viktimave në konfliktin me forcat e armatosura e ka kapërcyer 25-ën. Edhe Turqia, përmes kryeministrit të saj Erdogan, e akuzoi regjimin e presidentit Bashar Al Asad për tmerre çnjerëzore.

Situata nuk është më e mirë në Jemen, ku shumëfishohen manifestimet kundër presidentit Saleh, i cili aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku i është nënshtruar dy operacioneve mjekësore. Edhe familjarët e presidentit duket se po largohen nga vendi.







All the contents on this site are copyrighted ©.