Britania e Madhe ka paraqitur në Këshillin e sigurimit të OKB-së një bocë të rezolutës
që dënon dhunën në Siri. Dokumenti kërkon veçanërisht ndaljen e ndeshjeve e garantimin
e hyrjes së agjencive humanitare në Vend. Më tutje nënvizohet nevoja e reformave politike
e fillimi i hetimi të pavarur që të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur gjatë manifestimeve. Teksti
që 15-tët do ta shqyrtojnë në Pallatin e Qelqtë është përgatitur nga Britania e Madhe
e paraqitet në emër të gjitha Vendeve evropiane. Mbështetur haptazi nga Franca, Gjermania
e Portugalia. Në projekt sipas burimeve të mediave – insistohet mbi nevojën e një
procesi politik për zgjidhjen e situatës. Autoriteteve të Damaskut u kërkohet në veçanti
të “heqin shtetrrethimin” e qyteteve e rivendosjen e të gjitha shërbimeve themelore
si ai i energjisë elektrike e i ujit. Rusia është kundër “rezolutës” së Këshillit
të Sigurimit të OKB-së “paralajmëruar nga Britania e Madhe e Franca, e për momentin
nuk përjashtohet përdorimi i vetos nga ana e Moskës. Kështu njoftoi zëdhënësi i ministrisë
së Jashtme ruse, Lukashevich.